Posterët e Hazirit në një qytet të Kanadasë

0

Mikpritje e veçantë i është bërë kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë qëndrimit në Kanada.

Qyteti jugor i Albertas, Lethbridge, ka vendosur pano të mirëseardhjes për kryetarin Haziri në vendet më të frekuentuara.
Në Lethbridge, Haziri u mirëprit në një drekë pune nga Harold Pereverseff, president i “Lethbridge Tëinning Society” (Shoqatës së Binjakëzimit të Lethbridge-it), ish-kryetari i Lethbridge-it, Robert Terleck, si dhe dy nga anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Binjakëzimit, Kim Sievers, dhe Terri Demarchant.
Gjatë këtij takimi, Haziri u njoftua me gjerësisht me rolin dhe funksionet e shoqatës në fjalë si dhe interesimin e tyre për të zgjeruar bashkëpunimin edhe me qytete në Evropë, e vecanërisht në Kosovë me fokus Gjilanin.
Shoqata përveç se ndihmon në procesin e binjakëzimit të qyteteve, ajo po ashtu organizon një sër aktivitetesh kulturore e arsimore që ndërlidhin komunitetet e qyteteve të binjakëzuara. Nga ana e tij, kryetari Haziri shprehu gatishmërinë dhe interesimin e Komunës së Gjilanit për t’u bërë qyteti i parë në Europë me të cilin do të binjakëzohej Lethbridge, një qytet i me popullsi të barabartë për nga numri me atë të Gjilanit.
Haziri u prit edhe nga kryetari i Lethbridge-it, Chris Spearman, me të cilin u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në mes dy komunave si dhe modalitetet e binjakëzimit potencial.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here