Pos Shkëlzen Gashit edhe katër risi do t’i ketë Kombëtarja ndaj Armenisë

0

Kombëtarja shqiptare pritet t’i ketë pesë risi, për ndeshjen e ardhshme të kualifikimeve për Euro 2016 ndaj Armenisë, që do të zhvillohet në fund të marsit. Berat Xhemshiti, lojtar i Zurichut, pritet të jetë prurja e re e trajnerit Gianni De Biasi, pasi po shkëlqen në futbollin zviceran. Pas tij vjen Donis Avdijaj, i cili i ka treguar vlerat e tij në ndeshjet e fundit me Sturm Grazin në Austri, shkruajnë mediat shqiptare. Gjithashtu, edhe Naser Aliji do të jetë freskia e ekipit, madje duke ia rrezikuar vendin e titullarit, Ansi Agollit, në të majtë. Shkëlzen Gashi është futbollisti i katërt që do të ftohet nga trajneri italian, pas paraqitjeve impresionuese me Baselin. Kurse, risia e pestë pritet të jetë Endri Çekiçi, i cili po luan me sukses me gjigantin kroat, Dinamo Zagreb. Gashi ka qenë i ftuar edhe më herët, por nuk e ka djersitur shumë fanellën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here