Portugalia nis të mendojë për Shqipërinë, trajneri portugez viziton Tiranën

0

Portugalia ka nisur të mendojë që tani për sfidën e “Elbasan Arenas”, madje vetë trajneri Fernando Santos, ka preferuar të jetë personalisht në tokën shqiptare për të parë kushtet e akomodimit si dhe impiantin ku do të zhvillohet ky 90-miutësh. 60-vjeçari, ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në orët e vona të së mërkurës, nga ku është nisur menjëherë drejt hotel Sheraton, ku Portugalia do të akomodohet për ndeshjen me kuqezinjtë.

Trajneri i Portugalisë Fernando Santos, sot paradite ka vizituar stadiumin “Qemal Stafa” për të parë fushën që do të stërvitet Portugalia një ditë përpara ndeshjes në “Elbasan Arena”. Madje drejtorit Prodanit, ai ka thenë se gjendja e terrenit qenka shumë mirë për t’u luajtur edhe ndeshja këtu. Pavarësisht se kjo është e pamundur, pasi nuk lejon UEFA.

Në programin e Santos është edhe një vizitë në “Elbasan Arena”, për të parë gjendjen e terrenit të këtij impianti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here