Portreti i Naim Frashërit në pullën postare të Iranit

0

Poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri, përveç se ka shkruar në gjuhën turke e greke, ka qenë edhe një mjeshtër i madh dhe në gjuhën persiane. Kjo është dëshmuar nga vepra e tij poetike “Tehajjulat” dhe gramatika e gjuhës persiane, shkruan Sot.   Për këtë arsye, poeti ynë kujtohet e nderohet edhe në ditët e sotme në Iran për kontributin e tij në këtë gjuhë, i cili e konsideroi një gjuhë të ëmbël në hyrje të gramatikës përkatëse.   Ndërkohë, në librin e tij vihet re një persishte mjaft e mirë dhe e bukur në përdorim dhe nuk dallon aspak nga persishtja e iranianëve. Në shenjë nderimi, shteti i Iranit ka vendosur portreti e tij në një nga pullat postare ku lexohet “Na’im Frashëri Albanian Muslim. Persian Speaking Poet”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here