Porto i mundë shqiptarët e Bazelit, shkon më tutje

0

Porto ka eleminuar Bazelin, duke kaluar kështu në Çerekfinale. Portugezët mposhtën Baselin e shqiptarëve falë katër supergolave.

Yacine Brahimi hapi serinë e golave duke shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë. Ai mposhti zviceranët në minutën e 14-të për rezultatin përfundimtar të pjesë së parë.

Në pjesën e dytë pritej reagimi i Baselit, por Porto arriti të tregohet më e suksesshme duke realizuar edhe dy herë.

Hector Herrera shënoi në minutën e 47-të për epërsinë e dyfishtë të Portos. Ai realizoi nga distanca pas asistimit të Brahimit.

Nëntë minuta më vonë, një goditje tjetër dënimi ishte “vrastare” për Baselin. Casemiro realizoi për të vulosur kualifikimin e Portos.

Kjo nuk i mjaftoi kampionit portugez, që përmes Vincent Aboubakar në minutën e 76-të arriti edhe golin e katërt.

Në sekondat e fundit Walter Samuel i Baselit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga loja.

Te Baseli luajtën Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka. Gashi u largua në minutën e 77-të. Në bankën rezervë ishte Arlind Ajeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here