Portieri serb i Apollonisë:”Prapë do ta bëja të njëjtën gjë me flamurin shqiptar”

0
Si duket, portieri serb i Apolonisë, Vilson Cakoviç nuk e ka ndërmend të pendohet për vendimin e bërë, duke shtuar se të njëjtën gjë do ta bënte edhe nëse do të ndodhte një rast tjetër i tillë.

Cakoviç bëri një veprim skandaloz gjatë fundjavës në takimin kundër Tiranës, pasi sulmoi një tifoz i cili u fut në fush me flamurin shqiptar.

Sidoqoftë, ai ka thënë se të njëjtën gjë do ta bënte përsëri nëse një gjë e tillë do të ndodh.

“I gjithë tensioni u ndalë në minutën 25’. Më pas u bisedova me gazetarët shqiptarë dhe gjithashtu iu tregova atyre se do ta bëja sërish të njëjtën gjë, dhe atëherë lojtarët serbë nuk do të sulmonin lojtarët shqiptarë”, u shpreh Cakoviq për “novosti”

“Edhe kur ka ndodhur problemi në Beogradë, unë, si serb në Shqipëri, nuk kam pasur asnjë problem. Askush nuk ka provuar të më provkojë mua për shkak të kombit apo fesë sime”, shtoi tutje portieri serb.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here