Portieri i kombëtares shqiptare:”Me apo pa pikët kundër Serbisë,ne synojmë vendin e dytë në grup”

0

Teksa vëmendja e opinionit publik është te shtyrja – pa justifikim – e vendimi të CAS-it për dhunën e shfaqur në ndeshjen Serbi-Shqipëri (14 tetor 2014), Etrit Berisha flet me vendosmëri, “Shqipëria synon vendin e dytë në grup dhe lojtarët nuk e kanë mendjen te vendimet që do të marrë Gjykata”.

“Nuk mendojmë për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit”, tha Berisha për mediat, “Këtë gjë ja kemi lënë personave kopetentë. Sigurisht… duhet të mësojmë vendimin, por e rëndësishme është të fokusohemi te ndeshja me Francën pastaj për ndeshjet e shtatorit. Me, apo pa tre pikët e Serbisë, ne do të vijojmë garën.”

Më tej gardiani i portës tha se rivalët direkt për Shqipërinë janë danezët. “Më e rëndësishme është ndeshja me Danimarkën pasi i kemi rivalë direkt për vendin e dytë, që është edhe objektivi ynë. Për lojën dhe mundësitë që i kemi, them se ky është një objektiv real për ne”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here