Portieri Alban Hoxha dënohet me 3 muaj burg

0

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit dhe ai i ekipit të Partizanit, Alban Hoxha, është deklaruar fajtor.

Rreth dy muaj pas ndalimit të tij nga policia në kryeqytet pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin.

Ai u deklarua fajtor për veprën penale të “drejtimit të automjetit në gjendje të parregullt”.

Kështu Gjykata e Tiranës e ka dënuar portierin me 3 muaj burg.

Vetë portieri duke komentuar ngjarjen, e cilësoi si gabim, duke thënë se fokusi i tij është vetëm profesioni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here