-9 C
Pristina
E diel - 17 Janar, 2021

Politikani me emrin e Adolf Hitlerit i fiton zgjedhjet, por thotë se nuk ka plane për “dominimin e botës”

0

Një politikan namibian beson se babai i tij nuk dinte për axhendën ose mizoritë e kryera nga diktatori nazist kur vendosi ta quante Adolf Hitler Uunona

Politikani i pagëzuar sipas diktatorit vrasës Adolf Hitler thotë se ai nuk ka plane për “dominim të botës” pasi fitoi zgjedhjet.

Ai mori 85% të votave për një vend në një këshill rajonal në Namibia.

I njohur më parë si Afrika Jugperëndimore Gjermane, pjesa më e madhe e Namibisë ka ende emra gjermanë, por Uunona pretendon se babai i tij nuk ka të ngjarë të ketë ditur për veprimet e Hitlerit.

Uunona i partisë qeverisëse SWAPO i tha Bild: “Babai im më vuri emrin sipas këtij njeriu. Ai ndoshta nuk e kuptoi se çfarë përfaqësonte Adolf Hitler. Si fëmijë e pashë atë si një emër krejtësisht normal. Vetëm si adoleshent e kuptova që ky njeri donte të pushtonte të gjithë botën.”, tha për “Bild” Uunona, transmeton portali ONLINE.

Ai theksoi se tani është tepër vonë për të ndryshuar zyrtarisht emrin e tij.

Uunona shtoi: “Fakti që kam këtë emër nuk do të thotë që dua të pushtoj Oshanën. Kjo nuk do të thotë se po përpiqem për dominimin e botës”.

Me një shumicë dërrmuese 1,196 vota kundrejt 213 të kundërkandidatit Uunona siguroi një vend në këshillin rajonal.

Namibia ishte një koloni gjermane në të kaluarën.

Namibia është ende shtëpia e një komuniteti të vogël gjermanofolës dhe rreth 120,000 gjermanë vizitojnë vendin çdo vit.

Qeveria gjermane thotë se ka një “përgjegjësi të veçantë” ndaj Namibisë “për shkak të së kaluarës së të dy vendeve”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here