Politikanet e Ferizajt i vizituan ushtaraket e FSK-së me të cilat mburren

0

Përfaqësueset e partive politike të Ferizajt, të kryesuera nga kryesuesja e KK-së, Kristina Gashi-Bytyçi, i kanë vizituar sot femrat ushtarake në FSK, të kryesuera nga Irfete Spahiu, komandante e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Politikanet ferizajase kanë shfaqur krenarinë e tyre me përfaqësimin gjinor në FSK, në veçanti me vendosjen e një femre me gradën më të lartë ushtarake në krye të komandës.

Ja adresimi i kryesueses së KK të Ferizajt:

“Sot ishte nder dhe kënaqësi të vizitojmë gjeneralen e FSK-së, Irfete Spahiu- komandante e komandës së doktrinës dhe stërvitjes, me përfaqësueset e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, e cila na mirëpriti në këtë takim.
Uruam dhe përgëzuam gjeneralen për pozitën e lartë, duke i uruar suksese dhe punë të mbarë.
Takimi ishte shumë frytëdhënës, ku u diskutua për ngritjen e kapaciteteve dhe rolin e gruas në shoqëri.
Gruaja çdo ditë po dëshmon se është e zonja dhe se duhet të vlerësohet për profesionalizmin dhe meritat e jo vetëm si numër.

Përulemi para uniformës së lirisë, përulemi para Forcave të sigurisë së Kosovës!
Respekt!

Image may contain: 2 people, including Kristina Gashi Bytyçi, people sitting and indoor
Image may contain: 1 person
Image may contain: 10 people, including Kristina Gashi Bytyçi and Mimoza Sojeva Pajaziti, people smiling, people standing
Image may contain: 3 people, people smiling, people sitting and indoor

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here