POLITIKA QË NUK PËRFAQËSON QYTETARIN

0

JETMIRA MORINA

Politikanët e Kosovës ka kohë që tregojnë një mungesë dhembshurie për ata që i kanë zgjedhur, për qytetarët.

Ka tallje, batuta banale, ironi pa vend, provokime të shëmtuara dhe është e pakuptueshme se si një pjesë e politikaneve tanë, e kam fjalën për ata që kanë në dorë qeverisjen, që janë shumica që sundojnë vendin se si prapë e mbajnë kokën lartë përpara popullit, duke marrë guximin të shesin mend. Së paku kujtimi i hidhur i asaj linje nga kanë ardhur do të duhej t’i detyronte që diçka të kishin ndryshuar në ndërgjegjen e tyre.

Për fat të keq nuk po shikojmë asnjë shenjë të kësaj. Vendi ka shumë problem.mungesë sovraniteti, papunësi, varfëri, ekstrem fetar, problem në arsim, shëndetësi etj. etj.

Me këto tallje, këto shaka të shëmtuara e skandaloze, më jep të mësoj, se nuk kemi koncept shqipëtar, një koncept që të jetë në interes të vendit… Sot, partia është mbi të gjitha, partia është sunduese mbi çdo gjë, është ajo që shkelë me kembë shtetin, institucionet demokratike, vlerat republikane të një vendi, gjithçka tjetër.
Pupulli nuk meriton vuajtje, njerëzit kanë shumë halle, shumë probleme, kanë shumë varfëri dhe nuk duhet të shtohet fatkeqësia e tyre.
Populli shqiptar më tepër se kurrë kërkon të këtë shtet serioz.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here