Policia vendos rrethoja të hekurta para Qeverisë

0

Rrethojat e hekurta kanë filluar që të vendosen që në orët e hershme para ndërtesës së Qeverisë, me qëllim të parandalimit të eskalimit të situatës ka vendosur rrethoja të hekurta.

Poashtu para objektit të Qeverisë është edhe një numër i konsiderueshëm e policëve.

Ndërkaq me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me demonstratën e paparalajmëruar siç parashihet me Ligjin mbi tubimet publike, e cila pritet të mbahet sot në orën 12:00 në Prishtinë, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar urdhrin operativ.

Policia paralajmëron qytetarët se nuk o të tolerohoj shprehjen në çfarëdo forme e akteve të dhunës, sulmeve të mundshme ndaj personave fizikë, juridikë si dhe dëmtimit të pronës shoqërore dhe atyre private./indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here