Policia vazhdon identifikimin e protestuesëve përmes fotografive e incizimeve

0

PRISHTINË, 1 SHKURT – “Policia duhet t’i identifikojë personat përmes fotografive, incizimeve dhe dëshmive të tjera edhe t’i sjellin në prokurori”, ka thënë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka për radion Evropa e Lirë, duke iu referuar pjesëmarrsëve të dy protestave të fundit të organizuara nga Lëvizja Vetvendosje. Ai ka theksuar se “personat, të cilët kanë shkaktuar dhunë, duhet të ndiqen penalisht”. Të njëjtit burim zyrtari për informim i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i ka thënë se policia veq atyre që i ka arrestuar në protestë ia ka dalë t’i identifikojë edhe persona të tjerë që kanë manifestuar dhunë në protesta dhe ka vazhduar me arrestimin edhe të disa të dyshuarëve që janë dërguar para organeve të drejtësisë. Sot Lëvizja Vetvendosje në një konferencë shtypi është ankuar për brutalitet të theksuar të policisë ndaj protestuesëve të dyshuar, ndërkohë që ka tërhequr vërejtjen se nuk po hetohet asnjë polic për tejkalim të autorizimeve përmes sjelljesh brutale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here