Policia thotë se deri në ora 15:00 nuk pati nevojë për përfshirjen e EULEX-it dhe KFOR-it !

0

PRISJHTINE, 24 JANAR – Policia e Kosovës përmes një komunikate për media në ora 15:00 ka njoftuar se “protesta është duke u zhvilluar e qetë, përderisa njësitet policore janë duke u kujdesur për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”. “Fillimisht protestuesit janë tubuar tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, për të vazhduar më pastaj në drejtim të sheshit tek Teatri Kombëtar, ku për lëvizjen e lirë të protestuesve dhe qytetarëve, duke përfshirë edhe ri-drejtimin e trafikut po kujdesen njësitet relevante policore”, ka bërë me dije Zyra për Informim e Policisë së Kosovës nga Prishtina. “Protesta deri në këto momente është e qetë dhe plani policor në aspektin e sigurisë është duke u implementuar ashtu siç është paraparë, pa përfshirjen e zyrtarëve të EULEX-it dhe KFOR-it”, ka theksuar policia. “Policia e Kosovës vazhdon të besoj në kulturën e lartë të qytetarëve dhe shpreson se kjo protestë do të kaloj e qetë”, është përmbyllur komunikata e dytë gjatë ditës që ndërlidhet me protestën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here