Policia: Të lënduar 24 policë, 4 qytetarë, 34 protestuesë të arrestuar

0

 

Policia e Kosovës në raportin e vet të orës 19:00 ka vequar se gjatë protestës së sotme të opozitës në Prisgtinë pak para orës 15:00, përderisa lideri i VV-së, Visar Ymeri mbante fjalim, një grup i protestuesve të dhunshëm kanë filluar të hedhin mjete të ndryshme, fishekzjarrë, gurë masiv dhe koktej molotovi drejt zyrtarëve policor dhe drejt objekteve shtetërore, në këtë rast drejt objektit të Qeverisë së RKS-se.

Në raportin policor veqohet se Policia e Kosovës me qëllim të mos eskalimit të situatës edhe përkundër gjuajtjeve të pandërprera, ka qëndruar në formë kordoni duke vëzhguar situatën dhe duke ju bërë thirrje protestuesve që të ndalojnë hedhjen e mjeteve të ndryshme drejt zyrtarëve policor, por edhe drejt objekteve shtetërore.

 

Më tej theksohet se Policia e Kosovës referuar situatës së krijuar dhe me qëllim të vënies së situatës nën kontroll, është detyruar të intervenojë me njësitet e saja relevante, të cilat kanë përdorur mjetet e ligjshme, duke përfshirë gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës.

Policia ka njoftuar se protestuesit ua kanë vënë zjarrin në pjesën e përparme dy (2) automjeteve të PK-se, në të cilat është arrit të shuhet zjarri nga vet zyrtarët policor me mjetet për shuarjen e zjarrit.

Po ashtu sipas njoftimit edhe një zyrtarit policor i është hedhur në trup një koktej molotovi, por fatmirësisht përveç lëndimeve të pësuara gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Detajohet se protestuesit kanë dëmtuar edhe shenja të komunikacionit rrugor, dhe kontejner të mbeturinave të cilëve ju kanë vënë zjarrin, ndërkohë që dëmet në tërësi në automjete policore, pajisje policore dhe prona publike sipas policisë janë të konsiderueshme.

Si pasojë e hedhjes së mjeteve të forta dhe mjeteve të rrezikshme nga protestuesit, merret vesh se kanë pësuar lëndime 24 zyrtar policor, 4 qytetar, një prej tyre gazetar.

Ndërsa Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj 34 protestues të dhunshëm, tek të cilët janë gjetur mjete të dyshuara, si thika, koktej molotovi e gjëra që ju kanë shërbyer për kamuflim.

Numri i protestuesve sipas Policisë së Kosovës vlerësohet të ketë qenë afërsisht rreth tetë mijë (8.000) pjesëmarrës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here