Policia shqiptare ndihmon turistët francezë në zonën e Tropojës

0

Një çift turistësh francezë, të cilët kishin humbur rrugën në zonën e Valbonës në Tropojë, u ndihmuan sot nga Policia e Shtetit.

Rreth orës 16:40 u njoftua Salla Operative e Policisë së Malësisë se Madhe, se një çift turistësh franceze kishin  humbur rrugës, nga Thethi  për në Valbonë. Ata kërkuan ndihmën e Policisë pasi nuk orientoheshin dot për drejtimin e lëvizjes dhe nuk dinin vendndodhjen.

Menjëherë në drejtim të tyre u nis një grup punonjësish të policisë të Malësisë së Madhe, ndërsa drejt maleve të Valbonës për të kërkuar nga ajri, u nis një helikopter me punonjës policie të Shkodrës.

Pas dy orë kërkimi nga toka dhe nga ajri, me helikopter dhe në këmbë nga punonjësit e policisë, u bë e mundur gjetja e tyre poshtë  Qafës së Valbonës.

Të dy turistet A.M., 28 vjeç dhe M.M., 24 vjeçe, ndodhen në gjendje të mirë dhe janë  transportuar në drejtim të Shkodrës me helikopter, për të vazhduar itinerarin e tyre turistik./Shekulli.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here