Policia shqiptare arreston 34 emigrant klandestin te Hani i Hotit

0

Forcat e policisë së Shkodrës, pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, kanë ndërmarrë në orët e fundit një operacion kundër emigracionit klandestin.

Kështu, sipas njoftimeve të policisë lokale, në pikën kufitare të Hanit të Hotit është bërë e mundur ndalimi i 34 klandestinëve që po tentonin të kalonin kufirin.

Burimet njoftojnë se përveç ndalimit të emigrantëve ilegalë, uniformat blu kanë vënë në pranga edhe transportuesin e tyre.

Ky i fundit është identifikuar si shtetasi Bledian Llapi, i cili nga hetimet paraprake rezulton të ketë marrë 1.700 euro për transportin e klandestinëve.

Ndaj tij është ngritur akuza e “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtojnë më tej burimet zyrtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here