Policia serbe arreston pensionistin Ahmet Emini nga Zhegra

0
Policia serbe të hënën në pikën kufitare të Muçibabës në pjesën serbe ka arrestuar pa ndonjë pretekst Ahmet Eminin (1937) nga Zhegra e Gjilanit raporton rajonipress.

Familjarët e Ahmet Eminit kanë shprehur shqetësimin e tyre për shkak se kryefamiljari i tyre vuan nga astma dhe ka disa operacione.

Veli Emini, djali i madh i Ahmet Eminit tha se prindi i tij është arrestuar më 9 mars në Muçibabë. “Nuk i dimë arsyet e arrestimit. Ajo çka ne dimë është fakti se babai ka qenë veprimtarë i madh i çështjes kombëtare dhe nuk ka protestë apo demonstratë që nuk ka marrë pjesë në tubimet e shqiptarëve në Zvicër. Ne po dyshojmë që në pikën serbe në Muçibabë të ketë qëlluar ndonjë polic serb nga Kosova i cili e ka njohur prindin dhe e ka njohur të kaluarën e tij. Pavarësisht kësaj ne ndjehemi shumë të shqetësuar për shkak se prindi ka punuar mbi 37 vite në Gjermani dhe është pensionist”.

Emini tha se prindi i tyre ishte nisur për vizitë tek vajza në Kumanovë.”Kërkojmë nga policia e Kosovës, ambasada e Kosovës në Beograd që urgjentisht ta kontaktojnë prindin sepse për shkak të sëmundjeve që ka nuk mund të qëndroj në burgjet e Vranjës. Serbët e Zhegrës që ishin pjesëmarrës në krimet e Kosovës mund të bëjnë lloj – lloj dosjesh për shqiptarët e Zhegrës” tha Emini

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here