Policia, rreth vdekjes së oficerit të saj: “Vrasje nga pakujdesia”

0

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vdekjes së pjesëtarit të Policisë. Nga organet e hetuesisë thonë se ky rast po cilësohet si ‘Vrasje nga pakujdesia”. Për këtë rast është arrestuar një 31-vjeçar.

Hetimet janë duke u zhvilluar.

“Mbrëmë rreth orës 21:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Penuh të Podujevës, nga arma e zjarrit është plagosur një person. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, ku kanë hasur viktimën”, deklarojnë nga policia.
Sipas këtyre të fundit viktima është  H. Zh., 58 vjeç, mashkull.

“…shtetas Kosovar, (zyrtar policor), i cili nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga stafi mjekësor në QKUK”.

Lidhur me këtë rast nga njësitet policore është arrestuar një person i dyshuar.

“* T. Zh., 31 vjeç, mashkull, shtetas kosovar, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje nga pakujdesia”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here