Policia: “Protuestuesit u motivuan për dhunë nga fjalimet nxitëse të organizatorëve”

0

PRISHTINË, 27 JANAR – Policia e Kosovës përmes një komunikate për shtyp të lëshuar në ora 13:00 fillimisht ka deklaruar se “protesta është duke u zhvilluar e qetë”, mirëpo në fund të saj ka folur edhe për sulm ndaj policisë nga disa protestuesë të cilët sipas policisë janë nxitur nga fjalimet e organizatorëve të protestës. “Rreth orës 12:45, pas fjalimeve nxitëse nga ana e organizatorëve, një grup prej disa protestuesve kanë filluar të sulmojnë policët duke hedhur gjësende të ndryshme, mjete të forta, mjete piroteknike në drejtim të njësiteve policore, të cilat detyrimisht janë dashur të intervenojnë për t’i parandaluar sulmet e tilla, duke përdorur mjetet policore të ligjshme”. “Policia e Kosovës u bën thirrje protestuesve që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve”, është përmbyllur komunikata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here