Policia: “Protestuan rreth 7 mijë veta, u lënduan 3 policë, u arrestuan 3 protestuesë

0

PRISHTINË 24 JANAR – Në komunikatën e tretë të Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës nga Prishtina rreth protestës të lëshuar në ora 17:00 është njoftuar për eskalim të situatës. Aty është përshkruar se në protestën para teatrit Kombëtar kanë marrë pjesë rreth 7 mijë veta dhe gjatë fjalimeve “një numër i protestuesve kanë hedhur gjësende të ndryshme, duke përfshirë mjete të forta në drejtim të objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës”. “Si pasojë e hedhjeve të mjeteve të ndryshme, në bazë të informacioneve të deritanishme janë lënduar lehtë tre zyrtarë policor si dhe janë dëmtuar/thyer një numër i konsiderueshëm i xhamave të objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës (RKS). “Njësitet policore bazuar në mandatin e saj ligjor kanë vepruar dhe njëherit kanë ndaluar protestuesit që në forma të dhunshme kanë tentuar të hyjnë, të dëmtojnë objektin e Qeverisë së RKS-se”, kanë bërë me dije oficerët policorë të informimit. “Edhe pse rreth orës 16:00, protesta është dashur të përfundojë, organizatorët e protestës nuk kanë kërkuar që të shpërndahen dhe ai numër i vogël i protestuesve të cilët kanë vazhduar të qëndrojnë kanë hedhur gjësende të ndryshme, duke përfshirë gurë e kubza të ndryshme në drejtim të objektit të Qeverisë së RKS-së”, ka dhënë detaje informata. “Pas veprimeve të dhunshme njësitet policore janë detyruar të intervenojnë, për të larguar protestuesit të cilët kanë vazhduar të dëmtojnë/thyejnë lokale biznese dhe PK-ja deri më tani ka ndaluar 3 protestuesë të dhunshëm”, është bërë me dije më tutje . “Policia e Kosovës i siguron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se do të vazhdojë t’i përmbushë objektivat e saja ligjore, duke ju ofruar siguri të gjithë qytetarëve, pronave të tyre private dhe atyre publike”, është vënë në pah më tej . Policia e Kosovës sipas komunikatës vazhdon me implementimin e planit operacional policor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here