Policia në parandalim të një vjedhjeje hasë në hajnin me kallashnikov në dorë

0

Njësiti policor i është përgjigjur një rasti vjedhjeje në vazhdim e sipër në fshatin Firzë të Gjakovës. “Me të arritur në afërsi të vendit të ngjarjes, në rrugë kanë hasur në një të dyshuar të armatosur me pushkë automatike AK-47 që dyshohet të jetë mashkull K-Shqiptar i njohur për shume vepra penale”, ka njoftuar sot policia. “Njësitet policore kanë parandaluar vjedhjen dhe lidhur me rastin është angazhuar edhe njësiti K-9, të cilët janë në kërkim të personave të dyshuar”, është theksuar në njoftim ku nuk është dhënë ndonjë detaj se si ka reaguar policia e si personi me kashllashnikov. Megjithatë nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here