Policia në Kuvend: Arrestohen deputetët. Cenzurë ndaj mediave, ndalohen pamjet

0

Policia e Kosovës ka kërkuar largimin e mediave nga salla e Kuvendit ku për të 3-tën herë u ndërpre seanca për votimin e demarkacionit. Sipas burimeve të PortaliOnline, kjo po bëhet shkaku i intervenimit të mundshëm të policisë ndaj deputetëve të Vetëvendosjes të cilët janë përjashtuar nga seanca me vendim të Kryesisë së Kuvendit.

Në këto momente, pjestarë civil të sigurimit po i informojnë deputetët e Vetëvendosjes me vendimin e Kryesisë. Poashtu bëhet zyrtare edhe lëshimi i urdhërarrestit për keta deputë.

Në këto momente po ndodhë edhe ballafaqimi në mes policisë dhe deputetëve që duhet të arrestohen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here