Policia: Mos u lëni fëmijëve mjetet piroteknike në duarë, mos përdorni armë…

0

Policia e Kosovës apelon te qytetarët për kujdes në natën e ndërrimit të viteve. Mjetet piroteknike të mos u lëhen ne duarë fëmijëve, ndërkaq te rriturit të mos përdorin armë zjarri për të festuar, kjo është porosia kryesore e Policisë së Kosovës. Porosisin edhe për kujdes në rugë, për ata që dalin me vetura.

 

Për më shumë mund ta lexoni komunikatën e plotë të Policisë së Kosovës:

 

“KOMUNIKATË PËR MEDIA

Policia e Kosovës me plan operativ për festën e fund-vitit

Prishtinë, 31 dhjetor 2015

Policia e Kosovës për festën e fund-vitit ka përgatitur planin operativ “Fund-viti 2015”,  për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi të Policisë së Kosovës, është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.

Po ashtu pjesë e planit është edhe shtimi i prezencës policore dhe ngritja e vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku do të mbahen organizime festive, në mënyrë që të ofrohet siguri për të gjithë qytetarët dhe të parandalohet ç’do incident i mundshëm.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e vendit që të jenë më vigjilentë dhe të vetëdijshëm për rrezikun që mund të shkaktojnë mjetet plasëse, në këtë rast mjetet piroteknike dhe të njëjtat mos t’i lënë në duart e fëmijëve, kështu për të evituar rrezikun për veten dhe rrethin ku ata janë duke festuar.

PK—ja kërkon nga të gjithë qytetarët që gjatë manifestimit të mos përdorin mjete të kundërligjshme siç janë armët e zjarrit, në të kundërtën njësitet policore do të ndërmarrin veprimet e menjëhershme ligjore.

Njëkohësisht Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët, në këtë rast të pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, që të kushtojnë vëmendje të shtuar në komunikacion, të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike, ku ditëve të fundit po paraqiten mjegulla të cilat po reflektojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në trafik.

Duke vlerësuar lart bashkëpunimin e ndërsjellët gjatë gjithë vitit me qytetarët, PK-ja inkurajon të gjithë qytetaret që për ç’do informacion apo element të dyshimit të çfarëdo lloj natyre, të njoftojnë Policinë e Kosovës në mënyrë që të ndërmerren masat e menjëhershme preventive nga njësitet policore, për të krijuar një ambient sa më të qetë dhe më të sigurt.

Numrat kontaktues (Tel. Celular 192, Tel. Fiks 92 dhe 038 550 999).

 

Me respekt,

Zyra për Informim e PK-se

DPP-Prishtinë”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here