Policia kosovare arreston Sulejman Osmanin,të arratisurin e Grupit të Kumanovës

0

Policia kosovare ka arrestuar Sulejman Osmanin nga fshati Brezë, i dyshuar për ngjarjet në Kumanovë  dhe i cili arriti t’i ikë policisë gjate hetimeve në terren. Sipas policisë, Osmani në shtëpinë e tij, kishte fshehur një pjesë të armatimit të konfiskuar gjatë sulmit në karakollin në Gushincë, raporton ‘lajmpress.com’. Ai kishte arritur t’i ikë policisë deri sa në terren të vështirë, iu kishte treguar se në cilat vende ka qenë i fshehur armatimi, njoftuan mediat maqedonase.

Lidhur me këtë rast, u ngrit procedurë kundër zyrtarëve të policisë, të cilëve ai iu kishte ikur. Në një bisedë të zhvilluar pas arratisjes me Xhezair Shaqirin-Komandant Hoxhën, Osmani pat thënë se udhëheqësit e grupit të armatosur në Kumanovë, kanë marrë garanci prej kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, se nëse dorëzohen, do t’i presë Artan Grubi dhe OSBE-ja, mirëpo më pas janë pritur nga policët maqedonas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here