Policia kontrollon rrugën që e ka përshkuar automjeti, gjen drogë të hedhur

0

Njësiti policor në një pikë kontrolli në Prishtinë dje ka ndaluar automjetin VW Golf III i cili ishte duke lëvizur me një shpejtësi të madhe. Policia e ka kontrolluar automjetin dhe shoferin por nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë. Mirëpo duke dyshuar rreth shpejtësisë së madhe të automjetit policia ka vendosur ta kontrolloj rrugën dhe pas kontrollimit të rrugës që ka përshkuar automjeti ka gjetur dhe ka konfiskuar një çantë dore dhe nën brendi të saj 12 qese në peshë prej 21.2 gramë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë që dyshohet të jenë pronë e të dyshuarit dhe të hedhura nga automjeti. Lidhur me rastin është njoftuar njësiti përkatës i cili me urdhër të prokurorit ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast nuk është gjetur diqka. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here