Policia konfirmon: Dy të vdekur e 4 të lënduar në aksidentin te Llapnasella

0

Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se në aksidentin e trafikut që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:15 në fshatin Llapnasellë të Graçanicës kanë vdekur 2 persona. Në aksident ishin përfshirë dy vetura, njëra me targa të Kosovës tjetra me targa të Shqipërisë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar 4 meshkuj shqiptarë, ndërsa 2 meshkuj shqiptarë kanë vdekur. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa dy trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here