Policia ka sekuestruar disa armë në rrethinën e Prizrenit

0

Policia në Prizren ka zbatuar sot një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e armëve ilegale, ka njoftuar Zyra për Informim e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës nga Prizreni. Operacioni sipas njoftimit ka filluar rreth orës 11:00 në fshatin Planjane me ç’ rast janë kontrolluar dy shtëpi banimi të dy personave të dyshuar. Në cilësi të provës materiale janë sekuestruar:
1 kallashnikov
1 pushkë e modelit M 056
1 pistoletë M991
2 pushkë gjahu
3 kondakë të pushkëve automatike
1 pushkë ajrore dhe municione të llojeve të ndryshme 86 copë.
Operacioni ka përfunduar rreth orës 12:00. Për gjetjet është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari S. Saljiji të ndalet nën masën e arrestit policor për 48 orë ndërsa i dyshuari i dytë S. S. pas intervistës është liruar në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here