Policia i arreston poseduesit e armëve ilegale, prokurorët i lirojnë

0

Në pjesë të ndryshme të Kosovës qytetarë të ndryshëm gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar për posedim të armëve ilegale. Por asnjëri nga ata nuk është dërguar në mbajtje. Në Prishtinë raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e një personi janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta të tipit Zastava, një pushkë gjuetie, tetë copë fishekë të kalibrit të panjohur dhe një kuti me municion të pushkës ajrore. Nuk raportohet për të arrestuar. Në një adresë tjetër në të njëjtin qytet gjatë kontrollit në veturën e një personi është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit Bereta me dy fishekë. Me vendim të Prokurorit poseduesi i armës është liruar në procedurë të rregullt. Në Podujevë ndërkaq, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës në një shkollë tek një nxënës është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit Ekol Tuna kalibrit 8mm. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. Një armë është gjetur edhe tek një person në Gllarevë të Klinës. Ai ishte ndaluar nga policia pasi që kishte bërë tejkalim në vijë të plotë, dhe gjatë kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar revolja e prodhimit 9YU) 7.62 mm M57, një karikator dhe nëntë fishekë. Edhe ky qytetar pasi është arrestuar nga policia me vendim të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Në fshatin Novolan të Vushtrrisë është arrestuar poashtu një person për shkak se gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një revole M70 dhe një karikator me 7 fishekë të kalibrit 7.65mm. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin edhe ky person është liruar në procedurë të rregullt.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here