Policia e Prizrenit: Vepra penale 16.77 % më pak, zbulime 13 % më shumë

0

Veprat penale të raportuara në Policinë e Kosovës-Rajonin e Prizrenit, në krahasim me vitin paraprak sipas një njoftimi nga Zyra për Informim Publik e Drejtorisë së Policisë Rajonale, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë më pak për 16.77%.  Zbulimi i veprave penale ndërkaq ka ngritje për 13%.

Në vazhdim mund t’i lexoni statistikat e paraqitura nga policia në lidhje me vepra të ndryshme penale të këtij gjashtmujori dhe githnjë të krahasuara me gjashtëmujorin e vitit paraprak:

 

Vrasjet                               2014 – 0

Vrasjet                               2015 – 2

 

Lëndime të rënda trupore    2014:  28  raste

2015:  12  raste

 

Lëndime të lehta trupore     2014:   161  raste

2015:   133  raste

 

Vjedhje                              2014:   268  raste

2015:   206  raste

 

Vjedhje të rënda                  2014:  312  raste

2015:  271  raste

 

Grabitjet                              2014:  19  raste

2015:  6    raste

 

 

Ndërsa sipas statistikave të trafikut rajonal thuhet se:

 

Aksidente me fatalitet në       2014:   7   raste

2015:   2   raste

 

Aksidente me lëndime            2014:  259 raste

2015:  201 raste

 

Me dëme materiale                2014:  524 raste

2015:  425 raste

 

Ngecje në realizimin e planifikimeve sipas njoftimeve nga Zyra për Informim ka në realizimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata për gjobat e papaguara nga qytetarët që kanë kryer kundërvajtje.

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here