Policia e mohon inskenimin e aksidentit

0

PRISHTINË, 24 JANAR – Policia e Kosovës ka reaguar rreth deklarimeve të liderëve të Lëvizjes Vetvendosje se kinse policia ka inskenuar aksident komunikacioni në afërsi të Komoranit me qëllim që t’i pengojë qyetarët që synonin të merrnin pjesë në protestë. “Njësitet relevante policore kanë pranuar informacionin se rreth orës 11:55, në fshatin Sllatinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete transportuese dhe si pasojë e aksidentit është lënduar një person me inicialet (B.F.) nga fsh.Peqan i Komunës së Suharekës”, ka bërë me dije Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në Prishtinë. “Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të kryer procedurat ligjore dhe gjatë kësaj kohe përderisa rruga përkohësisht ka qenë e bllokuar për qarkullim, njësitet policore kanë ri-orientuar trafikun në një rrugë alternative për rreth restauruantit ‘Aviano’, me qëllim të qarkullimit normal të trafikut”, është theksuar në njoftim. “Pas përfundimit të shikimit të vendit të ngjarjes dhe largimit të mjeteve të përfshira në aksident, menjëherë është liruar rruga për qarkullim”, ka sqaruar Policia e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here