Policia e Kosovës ua “prishë” aktivitetin anëtarëve të Forumit të të Rinjve Myslimanë

0

Policia e Kosovës ua ka “prishur” aktivitetin disa anëtarëve të organizatës Forumi i të Rinjve Myslimanë.

Forumi i të Rinjve Myslimanë, ka organizuar sot një aktivitet publik me moton “Profeti Muhammed, mësues i njerëzimit”, në Sheshin “Nëna Terezë”, ku me këtë rast kanë shpërndarë edhe disa libra të cilat i kanë marrë për t’iu shpërndarë fëmijëve lidhur me jetën e Muhammedit dhe fesë.

Mirëpo, kjo gjë nuk u zgjati shumë pasi që këta të rinj u larguan nga vendi ku edhe ishin pozicionuar.

E këtë largim të tyre e bëri policia e Kosovës, të cilët prapa kamerave të KosovaPress-it, thanë që ky aktivitet është bërë pa paralajmërim.

Ndërsa, OJQ, Forumi i të Rinjve Myslimanë, të cilët nuk dëshironin të prononcoheshin para kamerave, thanë se për këtë aktivitet Policia e Kosovës ka qenë të njoftuar, dhe i kanë lejuar këtë aktivitet ta zhvillojnë për një orë.

“Drita e zëmrës”, “Besimi Islam” e “Mburoja e Islamit” quheshin disa nga librat që janë shpërndarë, e jashtë kopertinës në to ishte e shënuar që ato do të jepen falas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here