Policia e Kosovës thotë se protesta nisë qetë

0

Në ora 14:00 Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se protesta është duke u zhvilluar e qetë, përderisa njësitet policore janë duke u kujdesur për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
“Plani policor në aspektin e sigurisë është duke u implementuar ashtu siç është paraparë, me ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, si dhe planifikimet për ri-orientimin e trafikut në rrugë alternative përgjatë kohës sa protestuesit shfrytëzojnë kalimin e tyre në rrugë, ku për këtë kërkojmë mirëkuptim të plotë nga ana a e qytetarëve”, ka theksuar Polcia e Kososovës në komunikatë.
“Policia e Kosovës vazhdon të njohë të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në protesta e manifestime dhe deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë incident”, ka njoftuar Policia e Kosovës, në ora 14:00.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here