Policia e Kosovës: Nuk lejojmë festë kanabisi në Kosovë

0

Policia e Kosovës, ka vendosur ta pengojë “Ditën Ndërkombëtare të Kanabisit” e paralajëmruar në rrjete sociale të organizohet sot edhe në Prishtinë.
Policia fillimisht ua ka tërhequr vërejtjen atyre që kanë paralajëmruaer festë se kjo është veprimtari e kundërligjshme e më pas ka ngritë pikë kontrolli ku kontrollohen në detaje frekuentuesit e Parkut Gërmia në periferi të Prishtinës. “Policia e Kosovës ka pranuar informacione relevante se aktivitete të tilla ilegale që ndërlidhen me substancat narkotike pretendohet të realizohen edhe në vendin tonë, ku për sot në orët e pasdites në parkun e “Gërmisë”, përmes rrjeteve sociale është paralajmëruar mbajtja e një tubimi të tillë”, ka bërë me dije Policia e Kosovës më heret. “Duke vlerësuar këtë si të kundërligjshme, të dëmshme dhe me pasoja afatgjata për shoqërinë tonë, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operacionale policore që të gjithë ata individë apo grupe që involvohen në aktivitetet të tilla apo gjenden në posedim, transportim apo përdorim të këtyre substancave do të përballen me pasojat që i përcakton ligji në fuqi”, ka tërhqur vërejtjen Policia e Kosovës. “Njëherësh, paralajmërojmë dhe apelojmë tek të gjithë qytetarët, individët apo grupe që mund të mos keni njohuri të mjaftueshme lidhur me këtë çështje, që t’u shmangen aktiviteteve apo organizimeve të tilla joligjore, në të kundërtën Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante do të veprojë në arrestimin e personave të dyshuar që mund të jenë pjesë e këtyre grupacioneve apo u kontribuojnë aktiviteteve të tilla që bien ndesh me ligjet në fuqi”, e ka përmbyllur komunikatën Policia e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here