Policia e Kosovës nuk e ka njoftuar Dardan Molliqajn për arsyet e arrestimit

0

Lëvizja VETVENDOSJE ka thënë se Policia e Kosovës nuk e ka njoftuar sekretarin e saj, Dardan Mollqiaj të paktën dy orë në lidhje me arsyen e arrestimit të tij. Dhe kjo sipas LVV-së po ndodhë në shpërputhje me Kodin e Procedurës Penale. “Policia është e obliguar që në momentin e arrestimit, t’ia kumtojë menjëherë të arrestuarit arsyet se pse e kanë ndaluar. Dardan Molliqaj është duke u mbajtur ende në Aeroport në pritje të njësitit polcior që do ta dërgojë në stacion të Policisë në Prishtinë”, ka bërë me dije në njoftimin e fundit LVV.
Kjo parti i ka parafrazuar nenin e Kodit të Procedurës Penale që e rregullon këtë lëmi.
“Sipas Kodit të Procedurës Penale, Neni 13:
1. Çdo person i privuar nga liria menjëherë njoftohet në gjuhën që ai e kupton për: 1.1. arsyet e arrestit të tij;
1.2. të drejtën në mbrojtës sipas zgjedhjes së tij; dhe
1.3. të drejtën që lidhur me arrestin të njoftojë ose të njoftohet anëtari i familjes ose personi tjetër përkatës sipas zgjedhjes së tij”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here