Policia e Kosovës nga sot patrullon në Shqipëri

0

Sot filloi implementimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë brenda territorit të Shqipërisë.

“Të vetëdijshëm për nevojën dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy agjencive policore në përpjekje për rritjen e elementëve të Sigurisë Rrugore, nga sot ka filluar turni i parë i zyrtarëve policor të trafikut nga Kosova për të patrulluar bashkërisht me njësitet e trafikut të Policisë së Shqipërisë në Shqipëri”, është bërë me dije nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Të ndërgjegjshëm për faktin se gjatë sezonit turistik, ka një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në zonat turistike të Shqipërisë, si dhe të mjeteve që qarkullojnë në akset kryesore rrugore që lidhin të dy vendet, është parë e nevojshme realizimi i kësaj marrëveshje të përbashkët”, është shpjeguar nga policia.

“Ky patrullim i përbashkët ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative, për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet”, është përmbyllur njoftimi i Policisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here