Policia e Kosovës: Ne vepruam në Kuvend me urdhër të prokurorit e të askujtë tjetër

0

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë ku ka njoftuar në lidhje me veprimet e saj në Kuvendin e kosovës.

“Referuar situatës dhe rrethanave të krijuara pas pengimit të mbajtjes së seancës parlamentare, duke hedhur për herën e tretë gaz lotsjellës nga deputet të caktuar brenda në seancë, Policia e Kosovës, bazuar ne vendimin e kryesisë së Kuvendit të Kosovës  ka ndërmarrë veprime profesionale për zbrazjen dhe kontrollimin e sallës së Kuvendit. Fillimisht Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve të saj të autorizuar për punë brenda në Kuvend, ka kërkuar nga deputetët që në mënyrë të drejtë, vullnetare të dalin nga salla e Kuvendit ashtu siç kërkohej me vendim të kryesisë së Kuvendit të RKS-së. Mirëpo, një gjë e tillë për lirimin e sallës së Kuvendit është refuzuar nga disa deputet, Policia e Kosovës është detyruar që të veprojë për zhvendosjen, e deputetëve nga salla, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore. Po ashtu bazuar në urdhëresën e Prokurorisë, Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici pesë (5) persona, deputet të cilët dyshohet se kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e parlamentit.  Për sqarim të opinionit Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saja, duke përfshirë edhe arrestimet e bëra  i realizon vetëm me urdhëresë të prokurorit kompetent, e jo të ndonjë institucioni tjetër. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.” ka njoftuar  Policia e Kosovës.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here