Policia e Kosovës ndërmerrë aksion në shkallë të gjerë në kërkim të armëve në Mitrovicë

0

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës, i cili kishte nisur në orët e hershme të mëngjesit në rajonin e Mitrovicës.

Aksioni i sotëm policor i filluar rreth orës 6 të mëngjesit, ka futur në pranga nëntë persona.  Në mesin e tyre sipas burimeve të KosovaPress, ka edhe shtetas që dyshohet të jenë nga Siria.

Deri më tani gjatë këtij aksioni policia ka gjetur një predhë dore dhe municion.

Kurse, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti nuk ka dhënë detaje se sa është numri i të arrestuarve gjatë këtij aksioni.

“Aksioni ka përfunduar ndërkaq ende nuk kemi informata lidhur me numrin e të arrestuarve”, ka theksuar Zahiti.

Aksion i madh policor në Mitrovicë

Në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një aksion i madh policorë në paralagjen Vaganicë të Mitrovicës.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ky aksioni është duke u zhvilluar për kërkimin e armëve dhe deri më tani janë arrestuar nëntë persona.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, ka konfirmuar për KosovaPress aksionin policorë por nuk ka dhënë detaje shtesë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here