Policia e Kosovës merr vlerësime të larta nga Ambasadori Amerikan

0

Sot në orët e pasdites Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shpend Maxhuni priti në një takim Ambasadorin Amerikan Greg Delawie, si dhe zyrtarët nga misioni i ICITAP, Bill Bochtere dhe Ron Fisher.

Në takimin e mbajtur u diskutua për situatën aktuale në Kosovë si dhe ngjarjet dhe protestat e kaluara.

“Ambasadori Delawie  shprehu impresionimin e tij me qasjen e Policisë së Kosovës në menaxhimin e  protestave dhe vlerësojë shumë lartë qasjen profesionale dhe dedikimin e Policisë së Kosovës  ndaj qytetarëve të saj.” njoftoi Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Temë e diskutimit në këtë takim përveç tjerash ishte edhe lufta kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, mbështetja dhe bashkëpunimi i pa kursyer nga Ambasada Amerikane në luftën kundër krimit të organizuar,  korrupsionit dhe krimeve kibernetike. Në këtë kuadër u potencua ngritja e kapaciteteve në disa fusha të caktuara.

Gjithashtu gjatë takimit u potencua edhe qasja profesionale e PK-së në disa raste me qytetarët amerikan që kanë qëndruar në vendin tonë dhe besimi që është shprehur për PK-në në zgjidhjen e rasteve të caktuara dhe për këtë ambasadori shprehu mirënjohjen e tyre.

“Ambasadori Delawie edhe njëherë konfirmoj mbështetjen dhe përkrahjen për Policinë e Kosovës me të gjitha kapacitetet  në rrugën e saj për ofrimin e sigurisë dhe rendit për të gjithë qytetarët e saj, dhe vlerësimin se Policia e Kosovës është njëra ndër policit me profesionale në rajon.” është theksuar në njoftimin për mediat.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here