Policia e Kosovës, mërgimtarëve: Shfrytëzoni pikë-kalime të tjera, në Merdare do të prisni shumë

0

Policia e Kosovës njoftim me rëndësi për mërgimtarët që lëvizin drejt pikës kufitare në Merdare.

Lexojeni më poshtë këtë njoftim:

NJOFTIM / KËRKESË

Policia e Kosovës, për shkak fluksit të madh në PKK Merdare, kërkon që të shfrytëzohen edhe pika tjera të kalimit të kufirit

Prishtinë, më 31 korrik 2021

Policia e Kosovës, zyrtarë policorë të kufirit, janë duke punuar me kapacitete të plota në këtë kohë kur fluksi i hyrje/daljeve nga territori i Republikës së Kosovës, sidomos në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare është shumë i madh dhe pritjet janë të gjata. Koha e pritjes nuk varet vetëm nga zyrtarët tanë.

Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar Pikën e Kalimit Kufitar Merdare për hyrje-daljen për në Republikën e Kosovës, se: për shkak të fluksit tepër të madh të udhëtareve me vetura, pritjet aktualisht (ora 12:29, datë 31.07.2021)  në hyrje/dalje janë nga 200 deri në 240 minuta (shih tabelën më poshtë).

Andaj, kërkojmë, lusim në veçanti bashkatdhetarët, që në fakt janë shumica dërmuese e atyre që po presim me orë të tëra në këtë pikë kufitare, të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitar, si: Pikën e Kalimit Kufitar Mutivodë, Dheu i Bardhë, por edhe atë në Jarinje ku aktualisht nuk ka pritjet të gjata.

FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Pikat e Kalimit Kufitar Hyrje (min) Dalje (min)
Jarinje 70-100 45
Mutivodë 03-05 03-05
Muçibabë 35 05
Dheu i Bardhë 40-50 30-40
Merdare 180-200 200-240

Me respekt

   Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun       

                              Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                             Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë

                  Tel: 038 5080 1243, 038 500 1237,  038 5080 1462

                              Email: [email protected]

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here