Policia e Kosovës: Këta janë të dyshuarit që po kërkohen për vrasjen e Egzon Mazrekut nga Suhareka

0

Lidhur me rastin e vrasjes së Egzon Mazrekut nga Sopia, që kishte ndodhur më 27 janar, hetues rajonalë të policisë në Prizren, pas një pune të koordinuar mirë me të gjithë faktorët relevantë të policisë dhe prokurorisë kanë arritur t’i identifikojnë kryerësit e kësaj vepre penale dhe njërin prej tyre ta arrestojnë dhe ta sjellin para drejtësisë, ndërsa dy të tjerë mbeten në kërkim.

Duke e ditur se të dyshuarit janë me precedent të shumëfishtë kriminal, të armatosur dhe të rrezikshëm, sot, në konsultim me prokurorin e Shtetit është vendosur që të bëhen publike fotografitë e dy personave të dyshuar me qellim të identifikimit me të lehtë të tyre. “Më qellim të krijimit të një ambienti të sigurt dhe të qetë, kërkojmë nga qytetarët të cilët posedojnë ndonjë informacion sado të vogël për këta dy persona të njoftojnë stacionin më të afërt policor.

Ju faleminderit për bashkëpunim”, – thuhet në fletëkërkesën e policisë për ndihmë nga qytetarët.

Në vazhdim gjeni të dhënat për personat e dyshuar:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here