Policia e Kosovës i falenderon protestuesit për sjellje të mirë

0

Policia e Kosovës duke e përshkruar rrjedhën e protestës së sotme të organizuar nga partitë opozitare të Kosovës, në Prishtinë, ka bërë me dije se pjestarët e saj janë kujdesur tërë kohën për ruajtjen e sigurisë publike.
“Policia e Kosovës duke besuar në kulturën e lartë dhe maturinë e treguar të qytetarëve, njëherit falënderon të gjithë qytetarët për sjellje të mire dhe kalimit të protestës pa incidente”, është theksuar në komunikatën e orës 17:0 të PK-së.
“Protesta ka përfunduar rreth orës 16:20 min, pa ndonjë incident i cili ndërlidhet me protestën, ku pjesëmarrës afërsisht kanë qenë 2.000-2.500””, ka vënë në dukje PK.
“Një person është shoqëruar për intervistim në stacion policor, pasi që i njëjti është gjetur në posedim të një mjeti të ftohtë thikë, rast ky i cili nuk ndërlidhet me protestën”, është përmbyllur njoftimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here