Policia e Kosovës e bastisë familjen e Komandant Malishevës në Malishevë dhe Prishtinë

0

Policia e Kosovës e ka bastisë sot familjen e Komandant Malishevës në Malishevë dhe në Prishtinë. Bastisja me urdhër të Gjykatës, në Malishevë sipas të vëllait të Komandant Malishevës, Dardan Krasniqit ka filluar rreth 13:44. Krasniqi ka bërë me dije për Portalin Online se në bastisje kanë marrë pjesë policë me 4 automjete nga Prishtina një pjesë e të cilëve ishin të uniformuar e një pjesë civilë. Ai ka thënë se sjellja e policisë ka qenë korrekte ndërkaq bastisja ka zgjatur rreth 30 minuta. Nuk njoftohet për ndonjë konfiskim gjatë bastisjes. Po sot është bastisur edhe shtëpia e gruas së Komandant Malishevës në Prishtinë. Mësohet se është bastisur edhe familja e Esat Kafegjollit në Bellanicë. I vëllai i Komandant Malishevës, dhe familja e tij duke i marrë parasysh rrethanat aktuale në të cilat ndodhen janë ndjerë të shqetësuar në lidhje me bastisjen që ka ndodhur. “Përfundojnë bastisjet nga Regjimi i Hashim Thaçit ku në vend që pushteti e shteti edhe pse gjatë këtyre ditëve ka sha e ka kërcenuar të paktën eshte dashur te kursehen fēmijët e familjet nga kjo reprezale”, është shprehur i vëllai i Komandant Malishevës, Dardan Krasniqi pak pas bastisjes.

shtepia

dardani

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here