Policia e Kosovës arreston një person në Prizren

0
Sot rreth orës 12:45, Policia e Kosovës, përmes njësiteve relevante në Prizren, ka zbatuar urdhrin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, me ç’rast në Rr.”Ismet Jashari“ në Prizren ka kontrolluar një shtëpi banimi dhe ka arrestuar një person të dyshuar me inicialet B. S.   Gjatë bastisjes së shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale:   Një (1) revole , me numër serik 28354, Një (1) karikator, Pesëdhjetë e dy (52) fishek dhe, Dy (2 ) antiplumba.   Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren, i dyshuari është dërguar në ndalim policor.    

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here