Policia e Kosovës arreston në Morinë dy aktivistë të Vetëvendosjes

0

Frashër Krasniqi dhe Etleva Malushaj janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët janë arrestuar të dielën në mbrëmje rreth orës 11:30.

Sipas Adonis Tahirit, njërit prej aktivistëve në zyrën për media të kësaj lëvizje, Frashër Krasniqi dhe Etleva Malushaj janë arrestuar në kufi përderisa ishin duke u kthyer nga Shqipëria.

“Rreth orës 11:30 në mbrëmje, Policia e Kosovës ka ndaluar tre aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në kufi, përderisa po ktheheshin nga Shqipëria, dy prej të cilëve i ka arrestuar: Frashër Krasniqin dhe Etleva Malushajn. Pra, ata nuk u arrestuan duke dale nga Kosova (të njëjtën ditë), por duke hyrë në Kosovë”, shkruan Tahiri në rrjetin social facebook.

Sipas tij kjo sigurisht ka ndodh për shkak të pjesëmarrjes së tyre nëpër aksione e protesta të mëhershme./KosovaPress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here