Policia e kap autorin e aksidentit të trafikut që kishte ikur nga vendi i ngjarjes

0

Në rrugën transite, afër Stacionit të Trenit në Pejë është arrestuar një shofer i cili pasi kishte shkaktuar aksident trafiku kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Ky qytetar deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij me targa lokale nga pakujdesia e kishte goditur një femër këmbësore duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas ishte larguar me automjetin e tij nga vendi i ngjarjes. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas në QKUK-Prishtinë. Me vendim të Prokurorit i arrestuari është dërguar në mbajtje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here