Policia e Haitit akuzon ish-gjyqtaren e Gjykatës Supreme, për lidhje me vrasjen e presidentit të vendit

0

Policia e Haitit ngriti akuza të reja kundër një ish-gjyqtareje të Gjykatës Supreme, e cila thuhet se ka lidhje me vrasjen e presidentit të vendit, Jovenel Moïse.

Wendelle Coq-Thelot thuhet se u takua me mercenarët kolumbianë, të cilët akuzohen për vrasjen e udhëheqësit haitian, – tha policia.

Një urdhër-arresti u lëshua për Coq-Thelot në fillim të kësaj jave, por ish-gjyqtarja nuk është gjetur nga autoritetet. Ajo u shkarkua nga presidenti Jovenel Moïse në shkurt, mes frikës se po planifikonte një grusht shteti kundër tij.

Vrasësit kolumbianë dhe haitiano-amerikanët e arrestuar në lidhje me vrasjen u thanë hetuesve se ishin takuar me Coq-Thelot para vrasjes së presidentit, e cila e zhyti vendin më të varfër të hemisferës perëndimore në kaos.

 

“Disa prej tyre kanë treguar se kanë qenë dy herë në shtëpinë e zonjës Coq, –  tha Inspektorja e përgjithshme, Marie Michelle Verrier, zëdhënëse e Policisë Kombëtare të Haitit. – Këta njerëz i dhanë policisë detajet e dokumenteve të nënshkruara gjatë takimeve në shtëpinë e zonjës Coq”.

Shtëpitë e ish-gjyqtares u kontrolluan nga policia, por ajo nuk u gjet në to. Një poster i saj i madh është publikuar në të gjithë vendin, si e dyshuar për organizimin e vrasjes së presidentit 53-vjeçar Moïse dhe plagosjes së rëndë të gruas së tij, Martine Moïse, 47 vjeçe.

Hetuesit ende po përpiqen të ndriqojnë vrasjen e 7 korrikut për të përcaktuar se kush e ka organizuar sulmin dhe si vrasësit ishin në gjendje të hynin në shtëpinë e presidentit Moïse.

Një nga zyrtarët kryesorë të sigurisë së Moïse u arrestua të martën me dyshimin për përfshirje në këtë krim të rëndë. Më shumë se dy duzina njerëz janë arrestuar në lidhje me vrasjen në fjalë dhe dhjetëra të tjerë janë mbajtur në polici për t’u marrë në pyetje, ndërsa vazhdoi hetimi ndërkombëtar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here