Policia deklarohet për vrasjen e Shemsi Gashit

0

Sot rreth orës 7:00 në rrugën “Isa Kastrati” është vrarë një policë i Kosovës. Si rrjedhojë policia ka shoqëruar në polici tre persona. Në konferencën të cilën Policia e Kosovës e mbajti para pak minutave ka dhënë detajet dhe të gjeturat nga kjo vrasje deri më tash.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka thënë se janë bastisur disa vendbanime dhe janë shoqëruar në polici disa persona.

“Pasi që policia ka marrë informacionin për vrasjen e policit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në kuadër të veprimeve operative është bastisur një shtëpi në lagjen e spitalit. Bastisja ka përfunduar ndërsa këto momente janë duke u intervistuar disa persona në cilësinë e dëshmitarëve dhe disa të tjerëve”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se është herët të flitet për motivet e vrasjes

. “Më herët në polici janë shoqëruar tre persona ndërsa motivi i vrasjes është herët të flitet. Policia duke u mbështetur në provat që ka mbledhur do të bëjë sqarimin e rastit”, ka thënë Borovci.

Polici i vrarë ditën e sotme është Shemsi Gashi 61 vjeçar./Zeri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here