Policia brutale e Maqedonisë sërish rrah emigrantët

0

Autoritetet maqedonase sërish janë treguar cinike dhe agresive ndaj refugjatëve afro-aziatikë të cilat po tentojnë të hyjnë nga Greqia në Maqedoni. Sipas mediave ndërkombëtare, edhe sot Policia e Maqedonisë ka përdorur shufrat e gomës kundër emigrantëve, për t’i parandaluar që të hyjnë në shtetin e tyre.

Në xhirimet e reporterëve në terren shihet se si goditen ata gjatë tentimit që në motin e ligë me shi të hyjnë në territorin e Maqedonisë, njoftoi “Sky News”.

Së paku 7.000 njerëz, duke përfshirë shumë prindër që kishin me vete edhe fëmijë të vegjël, po kalonin nëpër fushat me baltë përreth Greqisë dhe Maqedonisë, me qëllim që të shkojnë drejt Serbisë, raporton ina.

“Këto pamje janë bërë në Maqedoni. Ne e kuptojmë se kjo është një roje kufitare, e di se çfarë dhe kush janë ata, dhe ata mund të thonë se ata janë duke u përpjekur për të ruajtur kontrollin, por mund të shihni se si njerëzit goditen me shkopinj gome”, deklaroi Lisa Holland, gazetare e Sky News.

Policia greke njoftoi se lëvizja e njerëzve që hyjnë në Maqedoni ishte vala më e madhe e refugjatëve dhe emigrantëve që kanë parë deri tani. Ndryshe shumica e tyre kanë mbetur në mot me shi. Ndërsa është raportuar edhe për një numër më të madh të tyre në rajonin e Luginës së Preshevës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here