Policia beson në kulturë të qytetarëve gjatë protestës

0

PRISHTINË, 24 JANAR – Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën e paparalajmëruar siç parashihet me ligjin mbi tubimet publike, e cila pritet të mbahet sot në orën 14:00, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar urdhrin operativ”, ka njoftuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës nga Prishtina sot rreth orës 13:00. Qëllimi strategjik i këtij urdhri operativ sipas njoftimit është *siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit”. Qëllime të tjera thuhet të jenë shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas protestës, ndërmarrja e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative që mund të shkaktojnë jostabilitet, parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme që në çfarëdo mase do të rrezikonte qetësinë publike etj. “Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve”, është zotuar policia. “Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi ndërkaq zbatimi i ligjit, garantimi i rendit dhe qetësisë publike, lëvizja e lirë dhe mbarëvajtja e kësaj proteste është prioritet i planit të PK-së”, thuhet në komunikatën e PK-së ku shfaqet besim “në kulturën e lartë të qytetarëve” dhe poashtu besim se “kjo ditë, proteste do të kaloj e qetë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here